GREVA VAZHDON/ Nedellkov: SASHK-u i tha jo propozimit të Qeverisë

SASHK ka vendosur që të vazhdojë me grevën në arsim. Këtë e ka deklaruar kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski në pres konferencë për shtyp, ku tha se Këshilli i Sindikatës ka konstatuar se konkluzat e qeverisë nuk shpien deri në përputhjen e qëndrimeve, por përkundrazi bëhet presion i fuqishëm mbi grevistët.

“Këshilli i SASHK-ut, menjëherë do të ndërpres grevën, ndërsa deri në shtator, gjegjësisht deri në kalimin e gjashtë muajve nga rroga minimale, e njëjta do të përputhet me marrëveshjet kolektive në qytet, sic është parashikuar në Ligjin për rrogë minimale. Kërkojmë intensifikim të bisedave në të cilat do të ketë propozime konstruktive dhe një orë e më parë të përafrohen qëndrimet me MASH dhe MPPS. Në pika të shkurta greva do të vazhdon deri sa të mos arrijmë marrëveshje me kompetentët dhe të nënshkruajnë marrëveshje”, tha Nedellkov.

Për 10 për qind e ofruar rritje paga nga ana e Qeverisë, Nedellkov tha se janë të betonuar dhe së nuk ka hapësirë për marrëveshje në bazë të kësaj çështje.