Kryeministri DImitar Kovaçevski pas refuzimit të ofertës nga SASHK-u, për rritje të pagave prej 10 për qind për mësimdhënësit, ka deklaruar se me këtë, sindikata ka vendosur të vazhdojë më kërcënimet, të cilat sipas tij, janë vetëm në dëm të arsimimit të nxënësve, dhe ua vështirëson përditshmërinë prindërve.
Sipas tij, Qeveria po bën përpjekje serioze që të ballafaqohet me krizën, duke amortizuar shtrenjtimit dhe duke tentuar të sigurojë jetë dinjitoze për qytetarët e vendit.
“Edhe në kushtet të tilla, të një krize botërore, ne ndoshta jemi Qeveria e vetme, e cila mundësoi rritje historike të pagave dhe pensioneve dhe fuqishëm financiarisht i përkrahi qytetarët. Edhe përkundër gjithçka, SASHK vlerëson se rritja e rrogave për 2 500 denarë është pak. Kjo nuk mund të cilësohet si qëndrim i logjikshëm por presion me çka është evidente se SASHK-u interesat personale i vendos para fëmijëve”, ka shkruar Kovaçevski.
Sipas tij, Qeveria po bën gjithçka që të mbajë dialogun dhe të gjejë gjuhë të përbashkët, por kërkesat dhe sjellja e SASHK-ut janë tërësisht të papranuara.
“Vendi i fëmijëve është në shkollat dhe në këtë situatë, SASHK dhe udhëheqësia janë përgjegjës se përse ata nuk e realizojnë të drejtën e arsimimit”, ka thënë mes tjerash Kovaçevski.