Vazhdojnë përpalsjet VMRO-LSDM rreth reth grevës në arsim.
Në pritje të vendimit se a do të fillon apo jo mësimi nëpër shkolla nesër, partitë pozitë opozitë nuk pajtohen me njëra tjetrën nga LSDM thonë se duhet të vazhdojë dialogu në mes SASHK-ut dhe Qeverisë dhe se mësimi të fillojë nesër, ndërsa nga opozitarja VMRO thonë që Qeveria në vend që ti kërcënojë mësimdhënësit të rris pagat sipas kërkesës së SASHK-ut.
Në interes të nxënësve dhe procesit të tyre arsimor, mësimi duhet të vazhdojë të ecë pa probleme. Ndërprerja e mësimdhënies mund të ketë ndikim negativ tek nxënësit dhe në procesin arsimor. Mungesa në mësime mund të sjellë zgjatjen e vitit shkollor. E drejta e grevës është e garantuar, por interesi i fëmijëve duhet të jetë i pari dhe zgjidhja duhet të arrihet me dialog, thonë nga LSDM.
“Qeveria në vend që t’i kërcënojë mësimdhënësit, të rris pagat në përputhje me kërkesat e SAShK-ut. Qeveria duhet të nivelizojë koeficientin e kompleksitetit të vendeve të punës në arsim me pagën minimale dhe të rrisë pagat. LSDM-ja në vend që t’i plotësojë kërkesat e arsyetuara të mësimdhënësve, përmes aktivistëve i kërcënon dhe i quan vrasës”, thonë nga VMRO-DPMNE.