Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri pret që nesër të rifillojë procesi arsimor në shkollat fillore dhe të mesme. Ai shprehet optimist për një përgjigje pozitive nga anëtarësia e SASHK-ut, shkruan Alsat.
Sipas tij, Qeveria ka ofruar rritjen maksimale të mundshme të pagave në këtë kohë krize. Sipas Shaqirit tani me rëndësi është që program mësimorë të realizohet plotësisht.
“Unë njëherë sot pres që anëtarësia e SASHK-ut dhe të gjithë të japin lajmin pozitiv që pas marrëveshjes që kemi arritur të gjithë nesër të vazhdojnë si shkollat fillorë edhe ato të mesme. Unë kam qenë I hapur edhe në komunikim me SASHK-un. Kam kërkuar nga ata që të na tregojnë mënyrën dhe modelin e kësaj ndërprerje të mësimit. Pres që nesër mësimi të fillojë. Deri në fundjavë të kemi një takim të përbashkët. Unë kam një qëllim, një objektiv që plan programet të arrihen plotësisht”, tha Jeton Shaqiri- Ministër i Arsimit.
Edhe Ministrja e Punës e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trencevska pret që pas arritjes së marrëveshjet nga dita e mërkurën të gjithë punonjësit e çerdheve të kthehen në punë. Sipas saj nga viti i ardhshëm pritet që punonjësit e administratës të marrin edhe regresin vjetor i njohur ndryshe si K-15.
Ndërkohë, partitë opozitare kanë vazhduar me kritikat ndaj qeverisë për presione e kërcënime ndaj punonjësve të shkollave dhe çerdheve. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së vazhdon me qëndrimin injorant dhe nënvlerësues ndaj të punësuarve në çerdhe dhe me këmbëngulje ndjek politikë selektive dhe diskriminuese në dëm të të gjithë qytetarëve, thonë nga opozita maqedonase.
VMRO DPMNE-ja njoftoi se ka dorëzuar një amendamenti në Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve me të cilin kërkohet rritje e menjëhershme e pagave për të gjithë punëtorët në kopshte për 18.5%,.
Nga Aleanca Për Shqiptarët thonë se Qeveria vendosi të veprojë me inate dhe nga kjo kanë pësuar nxënësit dhe mësimdhënësit. Sipas tyre Qeveria nuk pranoi amendamentet e ASH kohë më parë përmes të të cilave propozohej rritje lineare e pagave në arsim.
“Por kësaj radhe fatkeqësisht nga inatet e Qeverisë pësuan nxënësit. Fëmijët humbën dy javë nga procesi arsimor. Arsimtarët u torturuan dhe shpeshherë edhe u anatemuan nga Qeveria. Shkollat mbetën pa punë. I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos ngulë këmbë në mosdije dhe inate politike, por që të dëgjojë dhe pranojë propozimet konstruktive dhe të dobishme për qytetarët në të ardhmen. Ndërkohë edhe njëherë pyesim BDI dhe ministrin Shaqiri se ku mbeti premtimi që në 100 ditshin e parë pagat në arsim do të arrijnë 600 euro?”, u shpreh Elmi Aziri- ASH./ Alsat.mk