Lideri i opozitës Hristijan Mickoski nga Ilindeni ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sa i përket grevës së SASHK-ut, MIckoski, tha se gjërat elementare në shtet janë shtrenjtuar, dhe ajo që e ofroi shteti është që të vazhdojë që të vjedh dhe “vetëm me gojë ka paralajmëruar rritje të rrogës, me rishikimin e buxhetit që askush nuk e di kur do të ndodhë”
“Është e turpshme kjo sjellje e Qeverisë. Në vend që të punoj në standardin e atyre që i edukojnë fëmijët tanë, ata shkaktojnë tensione, po bën që ata të mos ndjehen komod në këtë shtet. Kjo qeveri po dëshmon se për disa është nënë, e për disa është njerkë”, tha Mickoski, transmeton SHENJA.