Aleanca për Shqiptarët poashtu mbështet grevën e mësimdhënësve. Ato thonë se qysh para dy vitesh kanë reaguar ndaj ligjit aktual për grevë, sepse në këtë mënyrë sipas tyre ministri i Arsimit dhe Shkencës publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave.
“Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka paralajmëruar dhe reaguar dy vite më parë, duke kërkuar që të ndryshojë ligji diktatorial i cili ua mohon mësimdhënësve të drejtën e grevës dhe i kërcënon ata me zëvendësim nëse hyjnë në grevë”, thuhet në reagimin e ASH-së. Kjo thirrje atëherë siç thonë ata, u injorua nga deputetët e shumicës dhe ministri për Arsim dhe Shkencë sot duke u thirrur pikërisht në këtë dispozitë ligjore kërcënon mësimdhënësit dhe pengon të drejtën e tyre për grevë.