GREVA E MËSIMDHËNËSVE/ MASH: Mësimi duhet të realizohet edhe gjatë grevës!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton publikun se të hënën kur është lajmëruar greva nga udhëheqësia e Sindikatit për Arsim dhe Kulturë SASHK-u shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor.

Sipas MASH rregullativat juridike në këtë fushë i mbrojnë interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor.
“Nuk guxon të ketë ndërprerje vetëm në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme sikurse ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve,ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria ku e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor”.

“Udhëheqësit e shkollës kanë detyrimet ligjore që ta organizojnë procesin edukativo-arsimor dhe të mundësojnë vazhdimin në kontinuitet dhe ndjekjen e mësimit në klasa, i cili ishte vendosur pasi që pas një vit e gjysmë edukim të nxënësve në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme gjatë pandemisë, ato përsëri u kthyen në bankat shkollore aty ku e kanë vendin”, thuhet në kumtesën e MASH.