Në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë.
Edhe pse kishte disa kërkesa që fillimi i mësimit të jetë online dhe jo me prani fizike, është vendosur që megjithatë mësimi të zhvillohet me prani fizike.
Kujtojmë se për shkak gjendjes epidemiologjike, pushimi dimëror për nxënësit u shty për dy javë.
Ndërsa sot në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive do të bisedohet edhe për procesin e skriningut në shkolla.