GJUHA E URREJTJES SI VALUTË E NACIONALIZMIT/ Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor që të rinjtë I orienton drejt respektimit të diversitetit

Ndërgjegjësimi se përdorimi i gjuhës së urrejtjes mund të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërmjet individëve, grupeve më të vogla dhe grupeve  më të mëdha shoqërore dhe të prishë paqen në vend, po rritet gjithnjë e më shumë.Kështu arritëm që të shndërrohemi nga një shoqëri në të cilën në fillim të mijëvjeçarit të dytë, pikërisht për shkak të intolerancës etnike dhe gjuhës së urrejtjes të nxitur nga nacionalizmi, ndodhi edhe  konflikti  ushtarak, në  shoqëri paqësore, e cila është një dhe e barabartë për të gjithë.

Kështu u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në seancën e sotme të Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në të cilën u prezentuan rezultatet e studimit të titulluar Gjuha e urrejtjes si valutë e nacionalizmit: përgjigje institucionale në Maqedoninë e Veriut, realizuar  nga Instituti për Demokraci.

Ministri Shaqiri tha se ky transformim i shoqërisë nuk ka ndodhur vetvetiu, gjegjësisht faktori kohë nuk do të ishte imjaftueshëm nëse jo vetëm institucionet e sistemit, por edhe shoqëria civile, organizatat civile dhe ndërkombëtare dhe të gjithë pjesëmarrësit e interesuar, nuk kishin ndërmarrë dhe nuk  ndërmarrin hapa konkretë dhe aktivitete për të ndërtuar mjedis jetese harmonik në të cilin të gjithë do të ndihen të barabartë.

“Nga pozita e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, por edhe si person që vjen nga fusha akademike, mbroj pikëpamjen se shumica e të menduarit dhe sjelljes së njerëzve, brezave të tërë mund të ndikohet përmes arsimimit. Prandaj  duhet të vazhdojmë të ndërtojmë sistem arsimor përmes të cilit të gjithë do të edukohen dhe do të fitojnë vlerat e vërteta njerëzore, morale, etike në fund vlerat qytetare që duhet t’i posedojmë, nëse dëshirojmë të përforcojmë shoqërinë dhe përparimin e shtetit. “theksoi Shaqiri, duke shtuar se vlera të tilla të fituara transmetohen në mënyrë trans-gjenerative përmes familjes.