Sot ka vazhduar procesi mësimor në shkolla. Këtë javë do të ketë bisedime të reja, por nuk dihet kur do të fillojnë. E vetmja gjë e sigurt është se të dyja palët hyjnë në formatin e ri të negociatave me argumentet e vjetra – pedagogët kërkojnë rritje 18.4% të pagave dhe rregullim gradual me rritjen e minimumit dhe qeveria mbetet në 12% të ofruara të fundit dhe K-15 nga viti i ardhshëm. Alsat tentoi të kontaktojë me përfaqësuesit e SASHK-ut dhe Ministrisë e Arsimit, por pa sukses. Sot nga VMRO-DPMNE-ja kërkuan që Qeveria ta informojë opinionin deri ku janë negociatat dhe çfarë është arritur. Të premten nxënësit u rikthyen në bankat e shkollave, pasi SASHK doli me qëndrim se në bazë të Ligjit për Zgjidhje të Kontesteve në Marrëdhënien e Punës duhet të arrihet marrëveshje brenda 20 ditësh, shkruan Alsat.