MPBB njofton se është raportuar se një mësues nga Gazi Baba ka sulmuar fizikisht një nxënës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se edhe nga spitali i qytetit është raportuar se një i mitur është dërguar me lëndime, deri sa është raportuar se ka qenë i rrahur nga mësuesi.
“Më datë 09.02.2023 në ora 11:00 në Stacionin e Policisë në Gazi Babë, N.J.(51) ka raportuar se me datë 07.02.2023 rreth orës 11:00 është sulmuar fizikisht nipi i tij i mitur nga një mësues në një shkollë fillore në rajonin e Gazi Babës. Lidhur me rastin me datë 08.02.2023 në ora 22:40, nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur i lënduar, i cili është sulmuar fizikisht nga mësuesi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.