Gjashtëdhjetë e tetë nxënës nga 69 nxënës të planifikuar nga shkolla e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup janë negativë për Covid-19, treguan rezultatet e skriningut që u zhvillua sot në atë shkollë.
Skriningu u krye sot në Shkollën e Mesme Mjekësore “Pançe Karagjozov”.
“Ne kishim pëlqimin e prindërve dhe me këtë ne ishim në gjendje të jepnim pëlqimin për të testuar nxënësit tanë. Nisma e skriningut Covid-19 është e mirë si për ne ashtu edhe për nxënësit tanë, për t’u siguruar që ato janë negative për sigurinë tonë.
Për të gjithë nxënësit e testuar, rezultatet u publikuan nga punonjësit e shëndetësisë që erdhën në shkollën tonë, të gjithë ishin negativë dhe na gëzon lajmi se të gjithë ata janë negativë.
Çdo shkollë ndjek protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, tha Ajshe Beqirovska, edukatore speciale dhe rehabilituese në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”.
Autoritetet shpjegojnë se testimi i nxënësve do të bëhet në një dhomë të caktuar nga shkolla dhe testimi do të zgjasë më pak se një minutë.