UNICEF përshëndeti vendimin e Qeverisë për hapjen e shkollave me pjesëmarrje fizike për të gjithë nxënësit nga 1 shtatori. Patricia DiGovanni, përfaqësuese e UNICEF-it, në një deklaratë për mediat inkurajon këtë vendim të Qeverisë dhe theksoi se rreziku i transmetimit të kovid-19 në shkolla mund të kontrollohet me masa të shtuara parandaluese dhe zbulimin dhe izolimin në kohë të rasteve dhe të kontakteve të tyre.
Patricia DiGovanni, përfaqësuese e UNICEF-it
“E kuptojmë që vendimet për hapjen e shkollave po shqyrtohen në kontekstin e situatës epidemiologjike me KOVID-19 dhe të mirëkuptimit tonë në rritje të rreziqeve që vijnë nga variantet e reja të virusit, por shkollat duhet të jenë gjithmonë të fundit që mbyllen dhe të parat të hapen, kur është e sigurt. Me pasigurinë në fillim të pandemisë, kalimi në mësimin në distancë ishte i nevojshëm, por i konceptuar si nasë afatshkurtër, jo zëvendësim i mësimit me prani fizike”.
Për më pak se sy javë, nxënësit do të ju kthehen bankave shkollore.