Ekspertët shëndetësor janë duke e shqyrtuar mundësinë për vendosjen e testeve të shpejta në shkolla pas fillimi të vitit shkollor me prezencë fizike.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se edhe pse për momentin nuk ka masa të reja, vendosja e tyre do të varet nga zhvillimi i pandemisë.
“Po shqyrtojmë edhe disa përvoja botërore për atë se çfarë bëhet në shkollat në lidhje me testet e shpejta tek nxënësit dhe kështu me radhë. E gjithë kjo po shqyrtohet nga ana e ekspertëve. Për momentin nuk rekomandohen masa shtesë, por mund të sjellim edhe rekomandime tjera, në përputhje me atë se si do të jetë gjendja epidemiologjike”, ka deklaruar Filipçe, transmeton Schoolture.info.
Në pyetjen e gazetarëve përse parat e fushatës për vaksinim, të cilën, opinionin e ka cilësuar si të vonuar, nuk i delegon për teste të shpejta në shkolla, Filipçe tha se fushata është planifikuar dhe për shkak saj nuk janë shkurtuar para nga asnjë vend tjetër.
Përshtati: Schoolture.info