Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të fundit ka shqyrtuar kërkesat e shkollave për të ndjekur mësimin me prezencë fizike.
Sipas raportit të qeverisë, të cilin e transmeton portali Schoolture.info, janë shqyrtuar 39 kërkesa nga shkolla fillore për të filluar mësimin me prezencë fizike, ndërsa janë pranuar 13 prej atyre kërkesave, pra 25 të tjera janë refuzuar.
Komisioni ka dhënë pjesërisht leje për një shkollë fillore për mësim me prezencë fizike për mësim praktik duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shkollë të muzikës. /Schoolture.info/