Ministria e Arsimit në prag të protestës së nësërme kundër dixhitalizimit të teksteve shkollore mohon se përmes reformës së paralajmëruar nxënësit do të kalojnë kohë të gjatë para kompjuterit ose tabletit.
“Nuk është e vërtetë që reforma në arsimin fillor ose dixhitalizimi i librave shkollorë do të ketë një efekt të tillë. Përkundrazi, me reformën, fëmijët do të kalojnë kohë më të gjatë dhe më cilësore në shkollë, ku do të mësojnë drejtpërdrejt nga mësuesit, ndërsa më pak kohë për të mësuar më vonë vetë. Dixhitalizimi i librave shkollorë, kërkimi i lehtë nëpër to si dhe përdorimi i përmbajtjes së përparuar multimediale, do t’i mundësoj nxënësit të mësoj dhe të zhvillohet më shpejt dhe në mënyrë më efikase”, thonë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës.
MASH-I bën me dije se nuk do të ketë nevojë për një prizë elektrike në bankat shkollore pasi mësimi nuk është disajnuar të yhvillohet në kompjuter ose tablet.
“Librat shkollorë digxhtalizohen, jo procesi I tërë mësimdhënës. Në klasë do të ketë përparësi ndërveprimi midis mësuesit dhe nxënësve si dhe mësimi do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë si më parë. Teknologjia IT do të jetë një ndihmë shtesë vetëm në situata kur temat mësimore e kërkojnë atë” shtojnë nga MASH-I nga ku bëjnë me dije se lekturat do të mbeten në formë të shtypur ndërsa në klasë nxënësit do të punojnë mbi materiale të printuara,
Burimi: Zhurnal.mk