Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të këtë” vazhdon ashpër të kundërshtojë reformat në arsimin fillor, që prej në shtator do të fillojnë të zbatohen për klasën e parë dhe të katërt. Sipas Dragana Spasevska nga kjo nismë, është e papranueshme që fëmijët e kësaj moshe të mësojnë mësime më përmbajtje të ndjeshme gjinore dhe barazi gjinore.
Fëmijët nga mosha 6 vjeçare do të mësojnë përmbajtje të ndjeshme gjinore. Fëmijët e arsimit fillor do të mësojnë për orientimin seksual. Unë si prind, nuk pajtohem se kjo është e drejtë dhe nuk do të lejoj që fëmija im ta ndjekë këtë mësim. Kemi bërë edhe anketë në grupin që numëron më shumë se 80 mijë prindër, shumica e prindërve kanë qëndrime negative për reformat”, tha Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.
Nga iniciativa në fjalë kërkuan sërish takim pune me ministren e Arsimit me qëllim tërheqjen e reformave. Gjithashtu, kërkuan edhe libra klasik për nxënësit e klasës së katërt, të cilët sipas konceptit të ri është paraparë të nisin mësimin me libra dixhitalë.
Fëmijët tanë nuk do të mësojnë vetëm nga librat dixhitalë. Fëmijët tanë nuk do të mësojnë nga laptopi, tableti ose telefoni, por nga librat. Ne si prindër e kemi obligim dhe të drejtë që fëmijës tonë t’i sigurojmë arsim në interesin e tij më të mirë dhe patjetër duhet të kemi të drejtë për zgjedhje”, pohoi Dragana Spasevka “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.
Madje, Spasevska nuk përjashton mundësinë e bojkotit të mësimit dhe rikthimin e protestave nga shtatori nëse asnjë nga kërkesat e lartpërmendura nuk shqyrtohet nga dikasteri i Arsimit.
Ndërkohë, Lëvizja për mbështetje të mësimit online shprehet se këtë vit shkollor mësimi online duhet të mbahet me çdo kusht për shkak të numrit të madh të të infektuarve me Covid-19. Ata kërkojnë që prindërit të cilët duan që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, të kenë mundësinë të parashtrojnë në shkollë vetëm një letër, pa procedura burokratike. Nuk duhet të ketë arsye mjekësore ose jo-mjekësore, por vetëm dëshirë nga prindi.
Burimi: Alsat-M