Në kuadër të zgjidhjes për maturën shtetërore, parashihet edhe formim i një grupi të punës ndërmjet përfaqësuesve të Byrosë për zhvillim të arsimit, të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe një përfaqësuesi të Kabinetit të kryeministrit. Do të monitorohet edhe nga deputetët.
Grupi do të ketë për qëllim që deri në mars të përfundojnë përgatitjet për ndryshimet në maturën shtetërore.
“Deputetë do të kenë për detyrë të monitorojnë procesin e punës që duhet të përfundojë më së voni deri në mesin e muajit mars”, tha Hodai.
Ndërkaq, janë definuar edhe ndryshimet siç vijojnë më poshtë:
– Profesorët materialet për provimet do të duhet t’i shpërndajnë tre javë para ditës së provimit.
– Baza me pyetje do të duhet të përmbajë prej 60 deri në 100 pyetje.
– Koeficienti i pikëve rritet nga 5 në 9 pikë.
– Provimi i parë – gjuhë amtare do të konsiderohet si adekuat për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
– Qendra e Maturës Shtetërore do të kthejë lëndët “Estetikë dhe filozofi” si provim i dytë ekstern në shkollat e artit.
– Universitetet do të publikojnë se cila nga lista e lëndëve interne është adekuate për ata, transmeton TV21.
Edhe pse u kërkua që nota e provimit intern të nxirret nga nota mesatare e lëndës, kjo nuk do të ndodh për shkak se është në kundërshtim me Ligjin dhe kushtetutën.
“Për bazë në rezultatin e provimit intern, do të merren edhe pikët e fituara por edhe nota mesatare në atë lëndë”, tha Hodai.