Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), ka siguruar dëftesa për të gjithë nxënësit në vendin tonë. Në fillim të muajit qershor, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ngriti shqetësimin në opinion për mungesën e dëftesave për të gjithë nxënësit. Ndërkohë nga ana tjetër, mungesën e dëftesave autoritetet arsimore e arsyetonin me shtyrjen e prokurimit publik për shtypjen e tyre. Për shkak mungesës së tyre gjatë qershorit dëftesa morën vetëm gjysmë-maturantët dhe maturantët. të cilëve ju janë dashur për t’u regjistruar në shkollë të mesme apo në universitet. Nga BZHA, thonë se ata kanë dorëzuar dëftesa deri te shkollat të cilat ju kanë kërkuar dëftesa me urgjencë për shkak se disa nxënësit janë shpërngulur nga vendi dhe ju kanë nevojitur dëftesat. “Ndërkohë pjesa tjetër i dëftesave deri te shkollat do të dorëzohet më 17 gusht, kur dhe mësuesit dhe profesorët do të jenë në gjendje t’i regjistrojnë notat e nxënëseve”, deklaruan nga BZHA. Përveç skandalit për mungesën e dëftesave që u publikua nga Sindikata e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, në qershor të këtë viti, njëkohësisht edhe Unioni i Nxënëseve të Shkollave të Mesme, publikoi një skandal tjetër që ndodhë në një numër të madh të shkollave të mesme në vendin tonë. Sipas tyre, në mënyrë skandaloze dhe joligjore shkollat kërkojnë nga nxënësit të paguajnë dëftesat e mbarimit të vitit shkollor. “Ne kemi pranuar ankesa nga nxënësit e shkollave të ndryshme se problemi i viteve të kaluara është përsëritur edhe gjatë këtij viti shkollor. Kjo është skandaloze dhe problem i madh. Kërkimi i parave nga nxënësit rrezikon karakterin publik dhe arsimin falas në shkollat publike. Këto fenomene janë në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Mesëm. Problemi kryesor është se marrja e dëftesës nuk është një vendim zgjedhor por e obligueshme”, kishin deklaruar nga UNSHM.
Ndryshe, në njoftimin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), se kanë siguruar dëftesa për shkollat fillore dhe të mesme, nga atje kanë nënvizuar se dëftesat për arsimin e përfunduar si në shkollë fillore ashtu edhe në atë të mesme janë falas për të gjithë nxënësit dhe se asnjë prind apo nxënës nuk duhet të paguajë për dëftesat, pra mësuesit dhe profesorët nuk kanë të drejtë të kërkojnë të holla nga nxënësit për dëftesat.
Burimi: Koha.mk