Në Kuvend vazhdon debati publik mbi draft-konceptin për arsimin fillor. Kryeministri Zoran Zaev i cili e hapi këtë debat tha se qëllimi i reformës është modernizimi i arsimit tonë me një model të ri të frymëzuar nga sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara në botë. Ai vlerëson se shteti është vonuar me reforma në arsim dhe hedh posht zërat se po nxitojnë. Nga ana tjetër ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska theksoi se reformat në arsim janë të domosdoshme, sepse ato janë në interesin e të gjithë fëmijëve, të cilët mësojnë nga librat me cilësi të dobët, pas një programi joadekuat, i cili shkakton dëme të mëdha te brezat e rinj, siç deklaroi ajo. Ndërkaq anëtarët e grupit punues që krijuan draft-konceptin, Violeta Petrovska-Beshka dhe Kirill Barbarev, në debatin publik parlamentar të organizuar nga Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, prezantuan draft konceptin për reformën e arsimit fillor.
“Të gjitha hulumtimet vendore dhe ndërkombëtare dëshmojnë se fëmijët tanë nuk mvishen me aftësitë e nevojshme dhe nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë për shkak të sistemit arsimor të keq. Sipas OECD në krahasim me shtetet e tyre anëtare, nxënësit deri në moshën 14 vjeçare nga RMV marrin deri në 900 orë më pak. Sipas hulumtimit të USAID-it fëmijët tanë kanë vështirësi me aftësitë bazike, siç janë të lexuarit me kuptim. Tesimi i tyre tregon se më pak se 40% e nxënësve të klasës së dytë i kanë kryer detyrat nga të kuptuarit e tesktit të lexuar, përkundër matjes ndërkombëtare prej 80%”, tha Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
“Kjo domethënë, të sigurojë arsimim cilësor, cilësia nënkupton në vend që arsimimi të fokusohet në fakte, me çka nxitet mbamendja, të jetë arsimim i cili do të sigurojë nxënësit që t’i përpilojnë faktet dhe informacionet që i marrin dhe me këtë edhe të shfrytëzojnë mendimin. Ky fokusim i nxënsve domethënë edhe respektim i nevojave dhe interesave të nxënësve”, potencoi Violeta Petrovska Beshka – Grupi i Punës.