Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka vendosur që të bojkotojë mësimin onilne në gjysmëvjetorin e dytë që zyrtarisht duhet të fillojë nga 21 janari derisa të pranohen kërkesat e tyre nga autoritet arsimore. Nga Unioni i Shkollave të Mesme thonë se për përpilimin e kërkesave të tyre për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore, kanë marrë shembull autoritetet arsimore në Francë që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje.
UNSHM
“Këto kërkesa janë propozuar tek institucionet arsimore nga UNSHM gjatë mbledhjes me ministren Carovska më 9 dhjetor 2020. Vendimi për të bojkotuar ka ardhur pasi institucionet arsimore, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë që kërkesat tona të pranohen me qëllim të realizimit të suksesshëm. Ky dokument me politika, në mënyrë eksplicite përfshin kërkesat, propozimet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për debatin e vazhdueshëm mbi provimin e maturës shtetërore”
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë rikujtuar kërkesat të cilat autoritetet arsimore duhet t’ua pranojnë si kusht për t’iu rikthyer mësimit në gjysmëvjetorin e dytë. Me propozimet e tyre, nga unioni thonë se kërkojnë të modifikojnë përmbajtjen e provimit të maturës shtetërore. Kjo sipas tyre do të garantojë që sigurimi i cilësisë në arsim dhe shëndeti mendor i nxënësve janë imperativ kur vendimet merren gjatë krizës së pandemisë.
Tabelë: Kërkesat e UNSHM-së
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës të zvogëlojë numrin e lëndëve në maturën
shtetërore që nxënësit duhet t’i realizojnë. Nga katër lëndë të provimit të
maturës, ne propozojmë nxënësit të kenë vetëm dy lëndë për provim të
maturës.
- Lënda e parë e obligueshme: Gjuhë amtare (Maqedonisht, Shqip,
Turqisht)
- Lënda e dytë zgjedhore: preferohet një lëndë e cila lidhet me studimet
tuaja të mëtejshme në Universitet.
- Projekt detyrë e Maturës.
Kërkesa e dytë e UNSHM-së është që materiali dhe programi shkollor i modifikuar për maturën shtetërore që është mësuar gjatë krizës përmes mësimit nga distanca, respektivisht nga shtëpia dhe nëpërmjet platformave online të prezantohet deri në muajin mars 2021.