Çfarë pritet sot nga takimi i ri SASHK- Ministria e Arsimit?!

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) sot pasdite duhet të mbajnë një takim të ri për të diskutuar për rritjen e pagave në arsim.

Dje nga Sindikata e Arsimit theksuan se në takimin e paraparë për sot pritet të arrihet një harmonizim përfundimtar i qëndrimeve për këtë çështje, si dhe marrëveshje kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe afat kohor për zhvillimin, nënshkrimin dhe zbatimin e tyre.