Çfarë po ndodh, UNSHM paralajmëron Zaevin dhe Caroskën: Nuk po respektohet marrëveshja për maturën shtetërore!

UNSHM sot ka dërguar deri tek KM Zaev dhe MASH Carovska Paralajmërim për mos respektimin e marrëveshjes për maturën shtetërore.

Paralajmërimin i plotë:

“I nderuar Kryeministër Zaev, ministre e arsimit dhe shkencës Carovska dhe drejtoreshë e qendrës shtetërore të provimeve Naumovska, Si UNSHM jemi të shqetësuar me implementimin e deritanishëm të marrëveshjes së arritur për maturën shtetërore 2020/21. Maturantët kanë informuar Unionin, se disa shkolla të mesme kanë deklaruar që nuk do të respektojnë disa pika në marrëveshjen e arritur mes nesh. Kjo për neve është e pa pranueshme. Bëhet fjalë për këto shkolla të mesme: SHMK „Gjorce Petrov“, SHMK „Orde Chopela“, SHMK „Riste Risteski – Ricko“, SHMK Gjimnazi „Mirce Acev“, SHMK „Кuzman Josifofski – Pitu“, SHMK „Josip Broz Tito“ – Manastir, SHMK „Dr. Jovan Kalauzi“, SHMK Gjimnazi„Sv. Kliment Ohër“, SHMK „Nikolla Shtejn Теtovë“ dhe SHMK „8-Shtatori-Tetovë“ Sipas marrëveshjes të arritur mes nesh, respektivisht UNSHM-së dhe Qeverisë për maturën shtetërore, jemi dakorduar se: “shkollat janë të obliguar t’i ndajnë materialet për provimet interne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit. Të njëjtat të përmbajnë më së paku 60, ndërsa më së shumti 100 pyetje” – Kjo pikë e marrëveshjes në mënyrë flagrante është u shkelur nga disa shkolla të mesme në vend. Ne si UNSHM, jemi zotuar tek maturantët se marrëveshja e arritur do të realizohet pikë për pike. Ashtu siç u pajtuam në mbledhjen e fundit që kishim, të datës 16 shkurt 2021, që “marrëveshja nuk do të ngelet vetëm në letër, por do të implementohet”. Kësisoj kërkojmë nga ju të intervenoni që të gjitha shkollat e mesme të respektojnë dhe implementojnë marrëveshjen njëkohësisht.