Bulizmi kibernetik, diskriminimi dhe ndikimi i rrjeteve sociale janë fenomenet që me të madhe po shqetësojnë të rinjtë, posaçërisht nxënësit e arsimit të mesëm. Këto të fundit, përmes debatit dhe duke prezantuar projekte të ndryshme vlerësojnë se thuajse çdo i dyti nxënës bulizohet dhe diskrminohet në forma të ndryshme. Përve¬ç bulizmit nxënës-nxënës të shpeshta janë rastet e bulizmit mësimdhënës-nxënës. Nxënësit thanë se rastet e denoncuara janë në numër të vogël për shkak të frikës dhe mosbesimkt që ndjen nxënësi.
“Mësimdhënësit bëjnë diskriminim ndaj nxënësit ku nuk i përfshinë idetë e ndonjë nxënësi vetëm për shkak të racës, nacionalitetit apo edhe fesë së tij. Më tepër në këto raste hasim diskriminim në shkollë. Shumë shpesh e lënë pas dore një nxënës i cili është i kombësisë tjetër, kur është një grup më I madh I kombësisë shqiptare dhe është një nxënës i kombësisë rome, at nxënës e diskriminojnë dhe nxjerrin jashtë aktiviteteve shoqërore”.
“Ne vet nëse jemi pre apo një viktimë e bulizmit duhet sëpari të fitojmë vetëbesim në vete, ti kemi pikat tona të forta si armë dhe mesazhet e pranuara të mos I përjetojmë emocionalisht por vetëm ti mbajmë si dëshmi në rast se na duhen, rastin ta paraqesim më tej, mos ta mbajmë në vete”.
Besire Mjaku, koordinatore e projektit rekomandon që në plan-programet mësimore të përfshihen edhe lëndët që kanë të bëjnë me parandalimin e bulizmit dhe ndikimin e rrjeteve sociale.
“Rekomandoj Ministrinë e Arsimit që në programin obligativ të shkollave të përfshijë edhe ndikimi I rrjeteve sociale duke filluar që nga shkollat fillore. Ndërsa, rekomandimi I dytë është që të fillojmë me formimin e komisariatit kibernetik që të arrijmë deri te ndalimi I këtyre çështjeve që janë problematikë e çdo qytetar”, deklaroi Besire Mjaku, koordinatore e projektit.
Nxënësit e shkollave të mesme “Cvetan Dimov”, “Arseni Jovkov” dhe “Saraj” përmes një projekti hulumtues treguan se pavarësisht përfitimeve dhe lehtësimeve në komunikim, përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale po shkakton dëme të mëdha mbi shëndetin mental. Sipas tyre ndër pasojat më serioze janë pagjumësia, anksioziteti e madje edhe depresioni. /Alsat/