Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, përsëriti sot se këtë vit mbetet koncepti ekzistues për maturë shtetëror dhe se nuk do të ketë ulje të numrit të lëndëve për provime, siç kërkohet nga disa nxënës të shkollve të mesme.
Në një deklaratë për media dhënë në Gostivar, ministrja Carovska theksoi se koncepti për maturën shtetërore miratua në fillim të vitit dhe se përjashtimi i lëndëve të caktuara do të prishte të gjithë konceptin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Carovska tha se deri tani 15 mijë nxënës janë paraqitur për provimet e maturës shtetërore, që sipas saj, tregon se shumica më e madhe e nxënësve përgatiten për maturën shtetërore.
“Vitin e kaluar ne ishim një shembull negativ dhe vendi ynë mbeti i izoluar sepse nuk mundësoi maturën shtetërore. Shumë nga studentët tanë kanë humbur mundësinë për t’u regjistruar në universitete të caktuara botërore dhe evropiane. Kjo është arsyeja pse ne duam që çdo fëmijë të ketë mundësinë për të arritur qëllimet e tyre”, tha Carovska./