Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në emisionin “10Minuta” në TV21, shpjegoi se çfarë do të përmbajë saktësisht platforma e re online.
“Platforma do të prezantohet për herë të parë do të jetë në nivel nacional, në anën tjetër do të jemi në gjendje të trajnojmë dhe inkurajojmë më tej mësimdhënësit të krijojnë përmbajtje mësimore që do të nënkuptojë transferimin e njohurive përmes këtij mjeti, gjë që nuk ka qenë një praktikë deri më tani”, tha Carovska në emisionin “10Minuta” në TV21.