Carovska: Nxënësit nga shtatori nuk do të mësojnë në mënyrë mekanike, ata do të jenë aktivë në orët

Arsimin fillor po e ndryshojmë ngase ka ardhur koha që fëmijët tanë të dalin nga mënyra mekanike e mësimit. Kështu ka shkruar sot ministrja e Arismit dhe Shkencës, Milla Carovska, transmeton Schoolture.info.

“Ata duhet jo vetëm të dëgjojnë por edhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në orën mësimore. Jemi të sigurt se kjo mënyrë do të sjellë orë më produktive, interaksion më të madh ndërmjet nxënësve, liri më të madhe për komunikim me mentorin dhe gjithsesi se orë më të hareshme. Koncepti i ri për arsim fillor fillon me nxënësit nga klasa e parë deri të katërtën nga viti i ardhshëm shkollor. Fëmijët do t’i mësojnë mësimdhënës të trajnuar me plan programin e ri dhe libra”, ka shkruar Carvoska në fejsbuk. /Schoolture.info/