Programet mësimore të reja për klasën e parë janë plotësuese të Konceptit për arsimin fillor nga i cili ato rrjedhin në të vërtetë dhe të njejtat do të kontribuojnë në modernizim të rëndësishëm të mësimdhënies në shkolla. Është mirë që për herë të parë në proces të tillë programet janë të ndërlidhura dhe se në përgatitjen e tyre të marrin pjesë numër i ekspertëve nga fusha dhe praktikues – mësimdhënies nga shkollat.
Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i së Arsimit dhe Shkencës me mësimdhënësit nga shkollat fillore, ku u prezantuan programet mësimore të reja për klasën e parë, përgatitja e të cilave është në fazën përfundimtare, dhe sipas së cilës do të duhet të punojnë në vitin e ri shkollor.
Mendojnë mësuesit se programet mësimore të reja përfshijnë tema që janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të nxënësit ,të cilat kanë munguar deri më tani, të tilla si barazia gjinore, gjithëpërfshirja, multikulturalizmi, mbrojtja e mjedisit jetësorë , respektimi për ndryshueshmëritë dhe të ngjashme Sidoqoftë, përfitimi më i madh është integrimi i programeve, i cili mundëson realizimin e temave përkatëse nga lëndë të ndryshme gjatë së njëjtës klasë,gjegjësishtë , shqyrtimi i një tematike nga disa këndvështrime dhe aspekte të ndryshme që mundëson kuptimin më të lehtë dhe përvetësimin e materialit nga nxënësit.
Siç theksuan mësimdhënësit,është shumë e rëndësishme që programet mësimore të reja themelet i kanë në bazë të standarteve kombëtare bazuar në kompetencat dhe përqëndrohen në rezultatet e mësimit. Kjo ju mundëson përcjellje më të lehtë të përparimit të nxënësve, por edhe autonominë në zgjedhjen e materialeve, temave dhe përshtatje e mësimit në grupe dhe individë në mënyrë që të arrijnë të priturit e secilit nxënës . Kjo do të thotë krijimin e brezave më të mirë për gjithçka më kualitative në të ardhmen.
Është e rëndësishme për stafin mësimdhënës edhe kjo se nga rezultatet e mësimit në kornizë të programeve janë nxjerrë standardet për vlerësim që tregojnë të paktën katër nivele të arritjeve të njohura të nxënësve , sipas taksonomisë së Blumit (njohuritë, të kuptuarit, zbatimi dhe analiza / vlerësimi / krijimi) dhe që mundësojnë objektivitet më të madh; dhe transparencë në vlerësim në mënyrë që ti ndihmojnë mësimdhënësit në përcaktimin dhe formimin e kritereve të vlerësimit.
Gjatë takimit të punës me Ministrën, mësimdhënësit vurën në dukje disa sugjerime në lidhje me përmbajtjen e programit mësimorë, të cilat janë të pranueshme dhe do të integrohen në versionet përfundimtare..
Ata thonë se nuk presin vështirësi në implementim, sepse të gjithë hapat e nevojshëm për zbatimin e duhur janë përmendur dhe thjeshtuar, por gjithsesi, nevojitet trajnim për të përfshirë të gjithë mëimdhënësit e klasave të para, për të cilët, siç informoi ministërja , është përgatitur plan në pajtueshmëri sipas të cilit trajnimet do të realizohen përmes tre moduleve gjatë muajit të majit, qershorit dhe gushtit.
Gjithashtu, Ministrja Carovska theksoi se këtë vit mbështetja për komunat dhe shkollat nga pikëpamja financiare është rritur përmes bllok dotacioneve, ndër të tjera dhe me qëllim të sigurimit të mjeteve të nevojshme mësimore ,ndihmëse dhe vizuale, si komponent i rëndësishëm për realizimin e mësimdhënies kualitative. Gjithashtu informoi se buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vazhdimishtë do të rritet në vitet e ardhshme.
Programet mësimore pritet të miratohen dhe të shpallen publikisht nesër nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit si institucioni koordinues i procesit.