Matura shtetërore është zgjedhore dhe ata që nuk duan të testohen, e kanë mundësinë të zgjedhin maturë shkollore apo provim profesional, dhe mund të testohen pikërisht aty ku kërkojnë – dy lëndë dhe një detyrë projektuese – e përsëriti edhe sot qëndrimin ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska lidhur me kërkesën e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në konceptin e testimit në provimin përfundimtar gjegjësisht në vend katër të testohen në dy lëndë.
“Matura është obligim ligjor për ata që duan të vazhdojnë arsimin e lartë në vend ose jashtë saj. Arsimi i mesëm është i detyrueshëm, kurse provimi i maturës shtetërore është fakultativ. Më shumë se 14 mijë nxënës kanë aplikuar për të brenda afatit të duhur – edhe detyrë projektuese edhe lëndët zgjedhore”, tha Carovska dhe, sipas saj, kjo tregon se ata me siguri do të testohen kurse ky është edhe numri i nxënësve që përfundojnë shkollën e mesme.
Theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka për obligim ligjor të sigurojë të drejtën për nxënësit e shkollave të mesme që duan të marrin provimin e maturës shtetërore, kurse të tjerët kanë dy zgjedhje të tjera për të përfunduar arsimin e mesëm.
Ministrja tha se kishte dëgjuar se kishte dhunë kibernetike midis bashkëmoshatarëve dhe presion për t’u bashkuar me bojkotin dhe u bëri thirrje shkollave dhe prindërve të flasin me fëmijët e tyre nëse ata vuajnë një dhunë të tillë.
Lidhur me draft konceptin, për të cilin sot kishte takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, Carovska tha se deri më tani ata kanë pasur rreth 30 vërejtje me email, në opinion ka, tha ajo, letra të hapura, dhe se komentet konstruktive do të të merren parasysh.
Debati duhet të zgjasë deri në mes të shkurtit, kur të gjitha komentet do të përfundojnë në mënyrë që, siç tha ministrja, të fillojë përgatitja intensive e programeve mësimore dhe materialeve mësimore.