Ai shembull që është pozitiv nuk duhet të ndryshohet prandaj mendojmë se gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë të realizohet me modelin e kombinuar dhe se këtë vit shkollor do ta përfundojmë me sukses sipas modelit të vendosur, theksoi ministrja Carovska në pjesëmarrjen e saj në TV Klan.
“ Në gjysmëvjetorin e parë sfida më e madhe ishte se si mësimdhënësit do të përballen me mësimin online. Mirëpo kjo sfidë u tejkalua dhe gjysmëvjetorin e dytë e vazhdojmë sipas modelit tani më të vendosur hibrid: online, me prani fizike dhe me ndjekjen e orëve përmes televizionit” theksoi Carovksa
Ministrja theksoi se gjysmëvjetori i parë përfundoi me sukses.
Mbi 90 % e nxënësve me sukses e ndoqën mësimin online, më pak se 1% raste aktive me Kovid – 19 të mësimdhënësve dhe nxënësve që ishin me prani fizike, mësimi u zhvillua sipas planit, ndërsa vlerësimi përfundoi me suksese dhe në kohë” theksoi Carovska.
Gjysmëvjetori i dytë fillon të enjten me 21 janar.