Zhvillimi i aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë është dhe do të vazhdojë të jetë një nga përparësitë e politikave arsimore që po i krijojmë aktualisht dhe të cilat do të implementohen në periudhën para nesh. Me konceptin e ri për arsimin fillor që është miratuar moti kohë, për herë të parë po vendosen 8 standarde kombëtare të cilat përcaktojnë kompetencat çka duhet nxënësit të fitojnë gjatë arsimit fillor, ndër të cilat, një nga standardet është pikërisht sipërmarrësia. Që do të thotë, nxënësit do të duhet të posedojnë njohuri dhe aftësi të caktuara nga fusha e sipërmarrësisë në momentin kur do ta mbarojnë klasën e nëntë.
Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në evenimentin e sotëm përfundimtar për shpalljen e fituesve në korniza të Kampit të Inovacioneve – garë e nxënësve në aftësitë sipërmarrëse i cili tashmë disa vjet e organizon Organizata Xhunior Açivment.
“Intenca është të krijojmë sa më shumë nxënës, si nxënësit që janë sot të pranishëm këtu në këtë garë dhe të cilët tregojnë interes jashtëzakonisht të madh për sipërmarrësin, duke e njohur fuqinë e aftësive sipërmarrëse për sukses dhe prosperitet personal”, tha Carovska, duke shtuar se bëhet fjalë për aftësi që janë të njohura dhe shumë të vlerësuara në tregun e punës.
Sot rreth 100 nxënës janë në pritje ta dëgjojnë emrin e tyre në mesin e fituesve në këtë garë virtuale. Unë do të them që të gjithë jeni fitues, nga vet fakti që keni shprehur dëshirën ta tregoni njohurinë tuaj dhe jeni paraqitur për të marrë pjesë në këtë garë të madhe. Ju jeni shembull që si udhëheqës institucionalë shumë e vlerësojmë, sepse tek ju shohim të ardhmen e vendit dhe mu për këtë punojmë në drejtim të ndërtojmë sa më shumë fëmijëve të tillë dhe sa më shumë shembuj të tillë për njerëz që në moshë të re, ende në ditët e tinejxherëve e kanë fituar atë që është e nevojshme për të pasur sukses pas formalizimit të procesit arsimor “, tha Carovska, duke ju dëshiruar sukses për të gjithë pjesëmarrësit në garë dhe duke i këshilluar për njohuritë e fituara të vazhdojnë ta rindërtojnë, por edhe ta shndërrojnë në ide dhe veprim.
Ministrja shprehu falënderim te menaxhimi i Xhunior Açivment që me organizimin e kësaj gare, japin kontribut në zhvillimin e arsimit të sipërmarrësisë në vend dhe siç tha ajo, pret që edhe në vitet tjera organizimi të vazhdojë të marrë pjesë në përgatitjen e të rinjve dhe zhvillimin aftësive sipërmarrëse të tyre.
Në shpalljen e fituesve të garës, i cili për shkak të pandemisë u mbajt në rrugën virtuale, u drejtua edhe Ljupka Pançevska, Drejtoreshë e Xhunior Açivment në Maqedoninë e Veriut, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Kejt Mari Bërnz dhe Kosta Petrov, Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.