Byroja e RMV-së i publikoi programet e reja mësimore për klasë të dytë dhe të pestë, do të ketë lëndë të bashkuara

Kompjuter, projektor, pajisje dixhitale (fotoaparat, telefon, televizor, CD pajisje), por edhe mozaiqe, pllaka logjike, loja “Mos u zemëro njeri”, vegla kopshtare, pajisje për higjienë personale dhe higjienë në shtëpi. Këto janë vetëm një pjesë e pajisjes dhe mjeteve të cilat do t’u nevojiten nga shtatori nxënësve të klasës së dytë nëpër shkollat në shtet, që mësimdhënësit të mund ta realizojnë programin mësimor në lëndën Shoqëri, në pajtueshmëri të Konceptit të ri për arsim fillor. Byroja për Zhvillim të Arsimit paradokohe i publikoi programet mësimore për lëndët për klasë të dytë dhe të pestë, ndërsa ndërkohë pritet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i shtypë librat e reja për këto lëndë, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Rregullat e reja të të mësuarit filluan të zbatohen vitin e kaluar, kur u vendosën vetëm në klasë të parë dhe të katërt. Meta.mk  tashmë publikoi se analiza e këshilltarëve në Byronë (të cilët vitin e kaluar shqyrtuan se si rrodhi procesi), tregon se në klasë të parë dhe të katërt ende ka klasa jomjaftueshëm të pajisura me pajisjen e nevojshme, mjete dhe materiale për realizim adekuat të programeve të reja mësimore, ndërsa nga ana tjetër, kjo analizë tregoi se detyrat të cilat i japin mësimdhënësit, më së shpeshti për nxënësit janë sfidë, me ç’rast e nxisin të menduarit kritik dhe analizë të situatave të dhëna.

Programet mësimore për klasë të dytë dhe të pestë, përmbajnë një sërë risish. Kështu, në atë për lëndën Shoqëri për klasë të dytë, në sferën Arsim dixhital, Zhvillim personal dhe social, Teknikë dhe teknologji, është theksuar se nxënësit do të duhet të dijë të vlerësojë kur dhe në çfarë mënyre për zgjidhje të ndonjë detyre/problemi, nevojitet edhe përdorim efektiv i TIK-së. Pastaj, duhet të dijë të përcaktojë se çfarë informata i nevojiten, të gjejë, zgjedhë dhe ndërmerr të dhëna, informata dhe përmbajtje dixhitale.

“Nxënësi duhet t’i identifikojë komponentat e ndryshme të identitetit personal i cili ndërtohet mbi bazë të përkatësisë në grupe të ndryshme sociale (për shembull: identitet gjinor, etnik dhe kombëtar) dhe roleve të ndryshme të cilat i ka në jetë (për shembull: nxënës, djalë/vajzë). Të bëjë vlerësim të aftësive personale dhe arritjeve (duke i përfshirë anët e fuqishme dhe të dobëta) dhe në bazë të asaj t’i përcaktojë prioritetet të cilat do t’u mundësojnë zhvillim dhe avancim. T’i njohë emocionet tek vetja dhe tek të tjerët, t’i shqyrtojë pasojat nga reagimet personale emocionale në situata të ndryshme dhe të përdorin strategji adekuate për ballafaqim me emocionet”, thuhet në programin mësimor për lëndën Shoqëri për klasë të dytë.

Lëndë të bashkuara në klasë të pestë

Ajo çfarë është e re, është që nga viti i ardhshëm shkollor, nxënësit e klasave të pesta do të ketë lëndë të reja, të cilas, sipas asaj që janë theksuar në programin mësimor, është bashkim nga dy lëndë. Kështu, lëndë të re do të kenë Histori dhe shoqëri, si dhe Arsim teknik dhe informatikë. Në lëndën Histori dhe shoqëri do të mësojnë për individin dhe shoqërinë, për popullsinë dhe kontinenetet, si dhe për prahistorinë dhe historinë. Për këtë, në orë do të përdorin pajisje të mençura (smart) dixhitale, libër shkollor, enciklopedi, fjalorë, atllas gjeografik, hartë fiziko-gjeografike të botës, hartë politiko-gjeografike të botës, paraqitje vizuale për karakteristikat e popullsisë së kontinenteve (ngjyrë të lëkurës, traditë), mozaiqe me fotografi nga kryeqytetet e shteteve ml të mëdha në botë dhe paraqitje të tjera dhe mjete ndihmëse vizuale.

Në lëndën Shoqëri dhe kulturë demokratike, është theksuar se “nxënësi duhet të dijë t’i identifikojë dhe respektojë të gjithë simpolet kombëtare të shtetit Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të manifestojë ndjenjë përkatësia ndaj shtetit”.

“Nxënësi duhet t’i identifikojë karakteristikat gjeografike të kontinenteve, rajoneve dhe shteteve në botë dhe t’i lidhë me zhvillimin e tyre shoqëror. Ta shpjegojë rëndësinë e proceseve demokratike në shoqëri dhe t’i zbatojë parimet e pjesëmarrjes demokratike në kuadër të shkollës. T’i analizojë dhe diskutojë përgjegjësitë e pushtetit ekzekutiv, ligjdhënës dhe gjyqësor në shtetin juridik dhe rolin e shtetit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Të identifikojë situata në të cilat qytetarët mund të ndikojnë mbi jetën në bashkësi dhe të angazhohet për përmirësim të gjendjeve. Të njohë situata të keqpërdorimit të fuqishë, ta shpjegojë ndikimin e dëmshëm të korrupsionit ndaj grupit dhe shoqërisë dhe t’i kundërshtojë dukuritë e këtilla në mjedis”, thuhet në dokument.

Mësimdhënësi siguron inkluzivitet

Mësimdhënësi siguron inkluzivitet përmes përfshirjes së të gjithë nxënësve në të gjithë aktiviteteve gjatë orës, shkruan në programin mësimor të Historinë dhe shoqërisë për klasë të pestë.

“Madje, mundëson që çdo fëmijë të jetë i angazhuar në mënyrë kognitive dhe emocionale përmes përdorimit të qasjeve të përshtatshme (individualizim, diferencim, punë ekipore, mbështetje me bashkëmoshatarët). Gjatë punës me nxënësit me pengesa zbaton plan individual arsimor (me rezultatet të përshtatura nga të mësuarit dhe standarde për vlerësim) dhe çdoherë kur është e mundur shfrytëzon mbështetje shtesë nga persona të tjerë (asistentë personal dhe arsimor, ndërmjetësues arsimor, tutorë vullnetarë dhe profesionistë nga shkollat me qendrës resurse). Rregullisht i ndjek të gjithë nxënësit, posaçërisht ata nga grupet e rrezikuara, që të mundet në kohë t’i identifikojë vështirësit gjatë mësimit, t’i nxisë dhe mbështesë në arritjen e rezultateve nga mësimiy”, potencohet nëdokument.

Në të qëndron se derisa i realizon aktivitetet, mësimdhënësi njëjtë i trajton edhe vajzat dhe djemtë, me ç’rast mban kujdes që të mos u ndajë role steorotipe gjinore.

“Gjatë formimit të grupeve për punë përpiqet të sigurojë balanc lidhur me gjininë. Gjatë zgjedhjes së materialeve shtesë në mësim përdorë ilutrime dhe shembuj të cilat janë të sensitetit gjinor dhe etniko/kulturor dhe nxisin barazi gjinore, gjegjësisht promovojnë interkulturalizëm”, shtohet në program.

Nota – përmbledhje e gjithë punës

Që të mundësojë që nxënësit t’i arrijnë standardet e pritura për vlerësim, mësimdhënësi vazhdimisht i ndjek aktivitetet e nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre gjatë mësimit dhe mbledh informata për progresin de arritjet e nxënësit.

“Mësimdhënësi i ndjek dhe i vlerëson përgjigjet me gojë të pyetjeve, kontributin në aktivitetet grupore, pjesëmarrjen në hulumtime, përpunim të projekteve, përgjijet në kuize të cilët janë pjesë e të mësuarit, kontributin në realizimin e konkluzioneve, fletët e punës, detyrat e shtëpisë, realizimet praktike. Në fund të vitit shkollor, nxënësit merr notë numerike”, thuhet në programet për klasë të pestë.

Smart tabelë, piano, altoparlantë në kabinetet e muzikës

Piano, pianino ose piano elektrike, smart tabelë, televizior, kompjuter me qasje deri në Internet, altoparlantë cilësor, CD dhe DVD  pajisje, LCD projektor, janë vetëm një pjesë e pajisjeve të cilat duhet t’i ketë një klasë (kabinet) e specializuar të muzikës për klasë të pestë, shkruan në programin mësimor.

“Përveç kësaj, duhet të ketë edhe instrumente ritmike për fëmijë – bateri në madhësi të ndryshme, shkopinj ritmikë, kastanjeti, gong, ëineli, ksilofon, triangëll, marakas, dajre. Pastaj, materiale të shtypura (manuale, magazina, gazeta), printime dydimensionale – të paprojektuara (fotografi, postera, ilustrime)”, thuhet në dokument.

Nuk janë të paktë në numër edhe rekuizitat të cilat duhet të jenë të pranishme edhe në sallat sportive në shtet, të dedikuara për orët e Arsimit fizik dhe shëndetësor. Kështu, është theksuar se duhet të ketë dyshekë gjimnastik, këpucë atletike, dyshekë atletik, blloqe startuese shkollore. Pastaj, topa më të vegjël dhe më të mëdhenj, topa tenisi dhe topa për lojëra sportive (hendboll, volejboll, basketboll dhe futboll – të përshtatur me moshën).

Topa medikamentoz 1 kg, 2 kg dhe 3 kg, si dhe rrathë, litarë, tufa të ulëta dhe të larta – shënjues dyshemeje, mjete gjimnastike (bosht, tezgjah, tezgjah me dy lartësi, unaza), por edhe vegla, stol suedez, shkallë koordinimi, direk i ulët, “dhi” e vogël, trampolinë, shkallë marinari, shkallë suedeze, litarë për varje, litar për tërheqje. Gjithashtu është e nevojshme të ketë edhe kosha të ulët, gola të vegjël dhe të mëdhenj të hendbollit dhe rrjet të ulët volejbolli, si dhe një kronometër, shirit centimetri, peshore me lartësimatës.