Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se në rrjedhë është aplikimi për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22 si dhe dorëzimi i dokumente për ripërtëritje të të drejtës për bursës për shfrytëzuesit aktual.
Konkurset për bursa janë publikuar në vegzën më poshtë, Në secilin prej tyre janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit me qëllim të realizmit të drejtës së shfrytëzimit të bursës përkatëse, transmeton TV21.
Procedura për aplikim për bursë është online nëpërmjet ueb faqes http://e- uslugi.mon.gov.mk, me të cilën dukshëm është thjeshtësuar mënyra e realizimit të të drejtës.
Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, plotësojnë paraqitje me letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konkursin përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt aty ose nëpërmjet postës.
Aplimi zgjat deri më 25 shtator 2021.
Aplikimi për vazhdimin e burës zgjat deri më 30 shtator.