Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kuadër të vitit shkollor 2021/22 vetëm në kategorinë e rasteve sociale ka planifikuar ndarjen e 520 bursave, vlera mujore e të cilave është 3 500 denarë, ndërsa rezultatet e aplikimit do të shpallen më 20 tetor të këtij viti.
Nxënësit që i plotësojnë dokumentet e nevojshme, mund të aplikojnë në formë elektronike edhe tanië në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk, por ekziston mundësia edhe në objektin e MASH-it prej 1 shtatorit deri më 15 shtator.
Në këtë vit shkollor, Ministria planifikon edhe ndarjen e bursave në kategori të ndryshme: 100 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta me vlerë mujore 3500 denarë, 50 për fëmijët pa prindër, 70 për nxënës të talentuar, 100 sportistë të talentuar, 30 artistë të talentuar, 1500 nxënës nga arsimi dual, 200 nga ndërtimtaria, hoteleria, tekstili e bujqësia, 500 bursa për arsimin profesional trevjeçar, 9 bursa për ndërtimtari-gjeodezi, 9 në makineri, 9 në tekstil-lëkurë, 9 në hoteleri, 9 në bujqësi-veterinari, 23 në elektroteknikë dhe të regjistruarit në “Gjimnazin për informatikë dhe matematikë” dhe në “Akademinë e Sportit”, ndërsa për komunitetin rom janë të ndara 870 bursa për nxënësit.