Avokati i Popullit publikoi raport për mangësitë në sistemin arsimore. Në mesin e tyre përmend, mungesën e librave shkollore apo përdorimin e atyre të dëmtuar në mësimdhënie, kujdesi i pamjaftueshëm për shëndetin mendor të nxënësve, mungesën e asistentëve arsimorë për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat e mesme dhe ndikimin e krizës energjetike në punën e shkollave.
Prindërit dhe nxënësit thonë më tej ata, reagojnë për mungesën e teksteve të shtypura për të gjitha lëndët mësimore dhe për shkatërrimin e librave që nxënësit i kanë në dispozicion.
Avokati i Popullit
“Nxënësit që vijojnë mësimet në klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta informojnë se nuk kanë marrë komplete librash të shtypura për të gjitha lëndët sipas planit dhe programit, gjë që tregon se nxënësit e këtyre klasave e kanë nisur vitin shkollor me materiale mësimore në formë të shtypur, në të cilën kombinohen përmbajtjet e disa lëndëve mësimore. Sipas informacioneve të Avokatit të Popullit, prej vitesh nuk ka tekste të miratuara zyrtarisht në gjuhën angleze”.
Siç qëndron edhe në raport, prindërit janë të ekspozuar ndaj shpenzimeve të printimit të versioneve elektronike të librave.
Për krizën aktuale energjetike në vend, thuhet në raport, nga pikëpamja e respektimit dhe realizimit të pandërprerë të së drejtës për arsimim të nxënësve, MASH dhe vetëqeverisja lokale të angazhohen në sigurimin e kushteve për zhvillimin e mësimit gjatë dimrit.
Avokati i Popullit
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me pushtetin lokal, drejtorët e shkollave pranë në nivel vendor dhe qendror, nëpërmjet zbatimit të një analize gjithëpërfshirëse, të perceptohet gjendja aktuale e gatishmërisë së shkollave për sezonin e ngrohjes, me qëllim të realizimit të pandërprerë të procesit edukativo-arsimor për fëmijët në kushtet e dimrit”.
Avokati i Popullit rekomandon intensifikimin e aktiviteteve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me qëllim të miratimit të Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm dhe harmonizimit të tij me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në këtë drejtim përkrahja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin e mesëm të vendoset si zgjidhje sistemore.