Xhuzepe Paterno, në moshën 98 vjeçare u bë student më i vjetër italian i cili ka marrë një diplomë, edhe atë përsëri.
Paterno ka shtuar një diplomë magjistrature në drejtimin histori dhe filozofi, të njëjtat drejtime, në të cilat ka diplomuar dy vite më parë në Universitetin e Palermos.
Provimin e fundit e ka kaluar me notën më të lartë, ka njoftuar me krenari familja e tij në facebook.
Ai nuk e ka ndërmend të ndalojë dhe planifikon të shkruaj një roman.
I lindur në vitin 1923, Paterno është rritur në një familje të varfër në Sicili, dhe përskaj dëshirës për lirbin dhe mësimin ai nuk ka mundur të shkoj në universitet si i ri.
Në vend të kësaj, ai shërbeu në Marinën gjatë Luftës së Dytë Botërore në moshën 20 vjeçare dhe më vonë punoi si punëtor hekurudhor. /Schoolture.info