“Shkon drejt përmbylljes java e tretë e vitit të ri shkollor, e nxënësit ende kanë mungesë të teksteve shkollore, ndërsa ato libra që i posedojnë, janë thuajse tërësisht të shkatërruara. Me këtë problematikë po përballen thuajse të gjitha shkollat”, ka deklaruar Gazmend Abdija nga Aleanca për Shqiptarët.
Akoma duhet që ne shqiptarët librat për femijët tanë t’i kompensojmë me fotokopje! E të mos flasim për përmbajtjet sakndaloze të tyre!
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe sivjet përsëritën refrenin se tashmë është përmbyllur procedura për furnizimin publik për pajisje me libra të shkollave fillore dhe të mesme, autorësinë e të cilave e ka kjo ministri dhe se në javën e parë, librat do t’u dorëzohen nxënëse.
Pastaj MASH ndërroi qendrim dhe tha se libra nuk do të ketë deri në përfundim të gjysëmvjetorit.
Lind pyetja: A janë fëmijët tanë edhe sivjet viktima të tenderëve të dyshimtë?” tha Gazmend Abdija