ARSIMI I LARTË: Për 10 për qind do të rriten pagat

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov, ka paralajmëruar se do të sigurohen paga më të larta për profesorët në arsimin e lartë nga Marrëveshja kolektive, e cila do të arrihet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë marrëveshja e parë e llojit të tillë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Përveç pjesës financiare, në Marrëveshjen kolektive gjithashtu do të jetë edhe një pjesë normative, e cila rregullon mënyrën e punësimit të punëtorëve në arsimin e lartë dhe shkencë, përgjegjësitë e punës, procedurat disiplinore dhe vonesën në pagesë. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, është shprehur se MASH-i tani paguan rreth 54.000 denarë për një pagë bruto të profesorit me orar të plotë, ndërsa ai merr rreth 36.000 denarë pagë neto.

“Nga shtatori, kjo bazë do të rritet me 10 për qind për të gjithë të punësuarit në arsimin e lartë, kështu që, me rritjen, paga e një profesori të rregullt do të jetë rreth 39.600 denarë. Tani nga buxheti i shtetit për profesorët e parregullt janë ndarë 49.411 denarë pagë bruto, përkatësisht 32.850 pagë neto. Ndërsa për një asistent në arsimin e lartë, nga buxheti janë destinuar 45.850 denarë pagë bruto, që i bie 30.550 denarë pagë neto”, thotë ai. Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të fundit kanë punuar në Marrëveshjen e re kolektive, e cila do të rregullojë të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësve në universitete dhe të punëtorëve – punonjës në arsimin e lartë dhe shkencë.

“Në fushën e të drejtave, të drejtat rregullohen, përkatësisht sqarohen në përputhje me ligjet aktuale, Ligjin për arsimin e lartë dhe Ligjin për marrëdhëniet e punës, dhe konventat ndërkombëtare, duke i kushtuar vëmendje autonomisë së universiteteve dhe përcaktimit të pagave për punë, të punëtorëve, duke filluar nga personeli teknik mbështetës, personeli administrativo-profesional dhe personeli mësimor-shkencor”, shtoi Nedelkov. Ai gjithashtu informoi se koeficienti i komplesivitetit të vendit të punës është përcaktuar në bazë të financimin aktual të vendeve të punës nga MASH. Marrëveshja kolektive gjithashtu përcakton shumën shtesës të pagës për punën e kaluar, prej 0.5 për qind në vit. Shtesat e pagave për punën jashtë orarit gjithashtu janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet e punës. Ndryshe, debati publik mbi Marrëveshjen kolektive ka mbaruar dhe nga SASHK presin që vërejtjen e qytetareve të paraqiten me shkrim deri te SASHK dhe nga fundjava të dakordohen me Ministrin e Arsimit për pranimin e vërejtjeve dhe të përfundoj faza e fundit. (koha.mk)