Ekziston kontakt i ngushtë midis tendencave ekonomike gjermane dhe zhvillimit të Maqedonisë. Për më shumë se 100 vjet, edukimi i dyfishtë në nivel profesional ka treguar se në këtë mënyrë të rinjtë mund të arsimohen dhe të ndërtojnë vendin e tyre në oqeanin shtetëror dhe privat të biznesit, deklaroi rektori i Universitetit shtetëror të dyfishtë të Manhajmit (USHDM), Georg Nagler. Nagler ka qenë pjesë delegacionit gjerman që qëndroi në vend dhe pati një takim me përfaqësues të Delegacionit të ekonomisë gjermane. Në takim ishte i pranishëm zëvendësambasadori dhe shefi i departamentit ekonomik në Ambasadën gjermane, Oto Graf, ndërsa delegacioni kishte përfaqësues nga Administrata e Institutit në Hajdelberg dhe Baden-Virtemberg.
Siç informuan nga Instituti për biznes dhe menaxhment, fokusi i takimeve ka qenë prezantimi dhe përshtatja e studimeve të arsimit të lartë gjerman të dyfishtë në Maqedoninë e Veriut. “Ambasada gjermane mbështet aktivisht këtë iniciativë për transformimin e sistemit arsimor të vendit duke e futur konceptin e dyfishtë, me transferimin e njohurive dhe praktikave nga universitetet/shkollat më të mira në Hjadelberg, Mannhajm dhe Frankfurt. Ne jemi duke diskutuar mundësitë për të krijuar një opsion të mëtejshëm për arsimimin e të rinjve dhe jam shumë optimist se do të gjejmë një zgjidhje që kjo të vazhdojë”, tha zëvendësambasadori Graf. Delegacioni i ekonomisë gjermane u përfaqësua nga Dejan Çupovski, menaxher i projektit për arsim dual profesional. Ai theksoi se programi për arsimim dual profesional zbatohet që nga viti 2017.