Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i ka ndarë vendime pune për 26 mësimdhënës nga 8 shkolla që gravitojnë në komunën që ai e drejton.
“Sot ua ndamë vendimet e punës 26 mësimdhënësve të 8 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, por edhe shkollës për të rritur “Makarenko”.
Unë si kryetar dhe institucioni që drejtoj – Komuna e Çairit, gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi krah nevojave, kërkesave të mësimdhënësve, të prindërve, e të nxënësve.
Ndërkohë, forcimi i kapaciteteve kuadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi edhe më e ndritur”, ka shkruar Ganiu në FB.