Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai treguan se kanë arritur zgjidhje për maturën shtetërore.
Nuk do të ketë provim ekstern, dhe se ai do të kalojë në provim intern dhe matura shtetërore në vend se më 29 maj, do të mbahet 5 qershor.
“Do të formohet grup të punës në Byronë nga anëtarë të Byrosë së Arsimit dhe të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për të definuar detajet”, tha Zaev.
Ndërkaq, Blendi Hodai nga UNSHM-ja ka njoftuar se matura shtetërore do të jetë me dy provime interne dhe dy eksterne, por provimi ekstern do të zbresë në rangun e provimit intern.
“Kjo bëhet me qëllim që nxënësit të mos kenë probleme në regjistrimin në fakultete”, tha Hodai./TV21