Alarm për bomba në 18 shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme alarme për bomba kanë raportuar disa shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit. Nxënësit janë evakuuar dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste.

“Sot deri në ora 13:00 në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 18 shkollave fillore dhe të mesme në Shkup, është drejtuar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë ndërmarr masa për evakuim të sigurt të nxënësve dhe në rrjedh janë kontrollet anti-terroriste dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Shkup.

Alarme për bomba kishte edhe gjatë ditës së djeshme, megjithatë pas kontrolleve të kryera MPB-ja njoftoi se bëhet fjalë për alarme të rrejshme. /Alsat.mk