Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme kërkon që Inspektorati shtetëror I arsimit t’I publikojë raportet nga inspektimet e kryera në shkolla për të cilat pati pohime se nxënësve u kërkohet të paguajnë për dëftesat. Nga Lidhja kërkojnë edhe shkollat t’ua kthejnë paratë nxënësve dhe theksojnë se është e turpshme të paguhen dëftesat, posaçërisht në vitin, I cili, siç theksojnë, ka pasur mësim jocilësor onllajn. Kanë edhe vërejtje ndaj asaj q[ë Byroja për zhvillim të arsimit këtë vit nuk I ka siguruar me kohë dëftesat për të gjithë nxënësit.
“Disa shkolla po bëjnë biznes me arsimin publik, I cili sipas ligjit është pa pagesë. Kërkojmë ISHA t’I publikojë raportet për inspektimet e bëra nl katër shkolla. I përshëndesim inspektimet, porn a intereson metodologjia e raporteve përkatësisht si ka ardhur deri te këto konkludime. ISHA-në e kontaktuam më 14 qershor, ndërkaq që ende nuk kemi përgjigje. Prandaj konsiderojmë se raportet rreth kësaj çështje duhet të jenë publike”, tha lideri i ri I Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme, Lluka Paviqeviq në konferencën e sotme për shtyp që u mbajt para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Shpresojmë, shtoi ai, se në ditët në vijim, do t’I marrim raportet edhe në postën elektronike të Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme. /Zhurnal/
“Sot dëshirojmë drejtpërdrejtë t’u drejtohemi katër shkollave. Ne e dimë se cila jeni, ju vetë e dini cilat jeni. Ktheni paratë tek nxënësit sepse vetëm ashtu mund ta zgjidhni këtë problem. Është e turpshme të paguhen dëftesat kurdo here, por, posaçërisht në një vit shkollor tërësisht të mbajtur përmes mësimit jocilësor onllajn me profesorë të cilët ishin të trajnuar në mënyrë të dobët apo fare nuk ishin të trajnuar”, theksoi ai.
Sipas Lidhjes, dëshirojnë të cekin edhe një process, I cili, siç tha, nuk shkon në favor të nxënësve të shkollave të mesme.
“Pasi që u privuan nga socializimi, tani janë të privuar të krenohen me sukseset e veta të shkrira në dëftesa. BZHA, për shkaqe të pashpjegueshme, këtë vit nuk siguroi dëftesa për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në nivel të shtetit”, theksoi ai.
Lidhja e shkollave të mesme më 12 qershor kumtoi se po përsëritet problem nga viti I kaluar dhe se merr ankesa nga nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete të vendit se shkollat e tyre të mesme paguajnë taksa për dhënien e dëftesave.
Lidhja ishte informuar për këtë nga nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa informatat u janë konfirmuar edhe nga rrjeti I aktivistëve në ato qytete. Lidhja atëherë theksoi se Shkolla e mesme mjekësore në Tetovë paguan mes 150-200 denarë për dëftesa, përderisa Shkolla ekonomike në Tetovë kërkon nga 150 denarë për dhënien e dëftesës dhe të diplomës në fund të arsimit të mesëm. Gjithashtu, edhe gjimnazi I Shkupit “Zef Lush Marku” u kërkon nxënësve të paguajnë nga 100 denarë për dëftesë, thekson Lidhja, ndërsa gjimnazi “Mirçe Acev” nlë Prilep 30 denarë për nxënës