Në afatin e fundit të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, fluksi i nxënësve është dukshëm më i ulët, veçanërisht në shkollat e mesme profesionale. Sipas Sevdije Mustafait, drejtoreshë në Shkollën e mesme profesionale “Gjoce Stojçeski” në Tetovë, nga gjithësej 345 nxënës sa duhet të pranoheshin në dy paralele, janë paraqitur vetëm 160 nxënës për paralelet në shqip. Sipas Mustafait, në këtë shollë kanë ngelur edhe 145 vende të lira, pa llogaritur paralelen maqedonase.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike ne Republikën e Maqedonisë së Veriut parashikon 35 690 vende të lira, prej të cilave 10 123 për mësimin në gjuhën shqipe. Afati i parë i regjistrimeve u mbajt më 17 dhe 18 qershor, ndërsa afati i dytë më 24 dhe 25 qershor. /KlanMaqedoni/