Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV reagon ndaj mbishkrimeve ku thuhet se me iniciativën e Ministrisë dhe Qeverisë, participim për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror do të dyfishohet për të tre ciklet e studimeve.
Ky është, siç thonë ata, informacion i rremë.
“Apelojmë që studentët të jenë të qetë sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin.
Në komunikim me Universitetin “Shën Kiril dhe Metodit” në Shkup, kemi marrë informacion se Rektorati ka kërkuar mendimin e fakulteteve dhe njësive se a janë të arsyeshme shumat që po paguhen aktualisht apo ndoshta duhet të bëjnë korrigjime të caktuara. Por është një proces i nisur nga brenda”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç saktësohet në njoftim, respekton parimin e gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe vendimmarrjes, andaj i sigurojmë studentët se nuk do të merret asnjë vendim që ndikon në procesin e tyre arsimor pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademik. Shumat e participimit mbeten të njëjta si më parë.