OJQ-t/ Të demonopolizohen universitetet shtetërore

Më shumë se gjysma e rektorëve të Universiteteve Shtetërore në vend janë në funksion më shumë se dy mandate, kurse të tjera janë në funksion rreth 10 vite – thonë nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Sipas këtij Forumi, problem qëndron në atë se Rektorët e këtyre universiteteve me vite menaxhojnë me institucionet e arsimit të lartë pa vizione të qarta dhe strategji të zhvillimit, me çka me vite të tëra dëshmon rejtingu I ulët sipas institucioneve ndërkombëtare si Lista e Shangajit, Vebometriks dhe University Ranking.

Forumi për Ndryshime në Arsim, bashkë me gjashtë OJQ tjera kanë nënshkruar deklaratë për kyçjen e tyre, siç thonë, në zgjidhjen e problemit me monopolizimin e universiteteve shtetërore.

FNA DHE OJQ-të

1- Krijimin e një bordi të pavarur që do të bëj matjen e suksesit të universiteteve publike në vendin tonë. Kësisoj, të bëhet demonopolizim i Arsimit të Lartë duke parandaluar rizgjedhjen në detyrë të rektorëve që janë dëshmuar si të paaftë në udhëheqje të universiteteve publike.

2- Politika t’i mbajë larg duart nga procesi i zgjedhjeve për rektor në universitetet publike në Maqedoninë e Veriut. Udhëheqësit e institucioneve arsimore në vend të ju shërbejnë vetëm studentëve, jo politikanëve.

Sipas OJQ-ve, monopolin shumëvjecar në universitete Rektorët e sigurojnë përmes lidhjeve me eksponentë të ndryshëm politik, në vend që të zgjidhen në mënyrë transparente dhe të jenë në shërbim të studentëve.

/KlanMacedonia/