“TË MËSUARIT PËRMES PUNËS TE PUNËDHËNËSI”/ Nxënësit e “Vllado Tasevskit” vizituan kompaninë Neptun

Lidhur me lëndën “Audioteknika” dhe “Të mësuarit përmes punës te punëdhënësi”, nxënësit e paraleleve III-13-14 të SHMQSH VLADO TASEVSKI drejtimi ELEKTROTEKNIKË dhe TELEKOMU IKACION, vizituan sot kompaninë NEPTUN në lagjen AERODROM.

Nxënësit nën kujdesin e stafit profesional të NEPTUN si dhe Prof. Uran Tuda ndoqën një trajnim në një sesion interaktiv lidhur me teknologjitë moderne audio-vizuale nga sektori i IT, TV dhe AUDIO, FRIGORIFERE dhe KLIMA PAISJE me efikasitet të lartë energjitik nga emra të njohur botërorë si LG, SAMSUNG, SONY etj.

Nxënësit kaluan një trajnim secifik duke bërë edhe pyetje lidhur me produktet.

Gjatë vizitës, NEPTUN ju dhuroi nxënësve dhurata simbolike. Gjithashtu realizuam një fotosesion nën shoqërinë e stafit duke e regjistruar si një ngjarje të këndshme!

Autor, Mr. Uran Tuda