Lexuesit të cilët e vizitojnë Bibliotekën e Marshit në Irlandë përjetojnë një ndjenjë shumë interesante. Gjatë shekullit të 18-të, lexuesit që frekuentonin këtë bibliotekë qëndronin të mbyllur në kafaz.
Biblioteka e Marshit u formua në vitin 1707. Kjo bibliotekë ka poseduar një numër të madh të librave, pjesa më e madhe e të cilave kanë qënë të rralla dhe shumë me vlerë. Prandaj kjo bibliotekë shumë shpejtë është shndërruar në vendsynim për vjedhësit. Gjatë dekadës së parë numri i librave të vjedhur nga kjo bibliotekë ka arritur shifrën mbi 1000 tituj.
Me qëllim që të bëhet ruajtja e librave, janë ndërtuar tre kafazë në këtë bibliotekë, ashtuqë secili lexues që do dëshirojë të lexojë ndonjërin nga librat me vlerë, duhej të pranonte të mbyllet në kafaz dhe me këtë të parandalohej rreziku nga vjedhja.
Biblioteka e Marshit është ende në shërbim dhe kafazet në fjalë ende funksionojnë.