ZLM me garë për “Ditën Botërore të personave me Down Syndrom/ Fiton Kanita Sadiki me “Edhe unë jam si ti”

21 Marsi – “Dita Botërore e personave me Doën Syndrome”

Sot në Shkollën Zef Lush Marku u shënua 21 Marsi, “Dita Botërore e personave me Doën Syndrome”, duke përmbyllur garën e nxënësve për ESE më të mirë, të shkruar me temë “Edhe unë jam si ti”. Në këtë garë morën pjesë shumë talentë të penës, megjithatë komisioni në përbërje; prof. Besim Limani, prof. Sadike Saliu Tahiri, prof. Ardiana Sela, vendosën për vend të parë Esenë e nxënëses Kanita Sadiki, nga klasa e II – 8, ndërsa të gjitha punimet tjera kualifikohen në vendin e dytë, sepse të gjitha punimet janë të shkëlqyera.

Në vazhdim do ta publikojmë punimin e nxënëses

Kanita Sadiki kl.II-8.

“Edhe unë jam si ti”

Po, jam si ti. -e dini përse? -Sepse jetoj në të njëjtin vend, na ngroh i njëjti diell, shijoj të njëjtat gjëra, gëzohem për çdo gjë ashtu si ti, kam ëndrra që dua t’i realizoj dua të shëtis njëjte si ti, të vizitoj vende të ndryshme e shumë e shumë gjëra tjera që i bën edhe ti. Jam shumë i lumtur që ekzistoj, por ju lutem më kuptoni, se nuk ishte zgjedhja ime, po ashtu as faji i askujt, të jem i tillë.

Edhe pse jemi ndryshe nga jashtë përbrenda jemi njësoj. Kam ndjenja edhe unë si ti, vetëm ndryshon mënyra se si i shfaqim. Me falni nëse ndonjëherë ju bezdis prania ime, por më kuptoni, se nuk dua unë të jem i tillë mos keni frikë nga unë, se nuk ju bëj dëm nëse ju silleni mirë me mua edhe unë do t’ua kthej në të njëjtën mënyrë. Se edhe mua nuk më pëlqejnë njerëzit, që sillen keq me mua, kur më ofendojnë e sidomos, kur e ngrenë zërin ndaj meje. Andaj që të më kuptoni duhet të më ndihmoni, të jem afër jush të buzëqeshë, të luaj, të vrapoj e të këndoj bashkë me ju. Ndonjëherë mendoj që jam ndryshe nga ju dhe më vjen për të qeshë, po a nuk janë të gjithë njerëzit ndryshe nga njeri tjetri, si do te ishte bota po te ishin të gjithë te njëjtë. Ndoshta flas ndryshe, ose i bëj gjërat ndryshe, por kjo është pjesë e imja është diçka që është e lindur dhe unë nuk mund ta ndryshoj. Ndonjëherë jam kokëfortë dhe agresiv, por mund të jem edhe i lumtur dhe interesant. Ndoshta me durimin tuaj kokëfortësia ime do të zbutet, sepse edhe unë kam emocione dhe ato varen kryesisht nga sjellja e juaj ndaj meje.

Sa më pëlqen shumë të luaj me fëmijët e tjerë, por se kuptoj pse kur afrohem ata largohen nga unë, çfarë i bën ata të jenë ndryshe nga unë. Atëherë nuk e kuptoj pse më quajnë ndryshe? pse kur unë dua të luaj me fëmijët e tjerë largohen nga unë, sikur të jem një person shumë i rrezikshëm për ta. Pse nuk duan të luajnë me mua? Vetëm duhet të më ofroni sa më shumë dashuri dhe të keni durim ndaj meje, mandej gjithçka do te bëhet mirë. Bëhuni shokë të mi, përkrahja ime, dhe do ta shihni se sa mund të arrij. Dua të më doni, të më besoni dhe të më ndihmoni që edhe unë të ndihem i barabartë me ju, se edhe unë mundem t’i bëj gjerat si ju.

Shpeshherë më vjen të ngre zërin dhe të them: -mjaft më! Dua të më pranoni edhe mua në rrethin tuaj ashtu siç jam, të luaj e të mësoj bashkë me ju. Vetëm pse kam lindur i tillë, nuk më bën asgjë të jem ndryshe nga ju. Ju lutem mos më lëndoni mos më largoni dhe mos më ofendoni sepse EDHE UNE JAM SI TI.

Schoolture.info