“TË MËSUARIT PËRMES PUNËS TE PUNËDHËNËSI”/ Nxënësit e shkollës Vllado Tasevski vizituan kompaninë KRUSEL

Lidhur me lëndën “Të mësuarit përmes punës te punëdhënësi”, nxënësit e paraleleve III-13-14 të SHMQSH VLADO TASEVSKI drejtimi ELEKTROTEKNIKË dhe TELEKOMU IKACION, vizituan kompaninë KRUSEL në qendrën tregëtare EAST GATE. 

Nxënësit nën kujdesin e Prof. Uran Tuda ndoqën një trajnim në një sesion interaktiv lidhur me teknologjitë moderne aktuale në treg. Paisje, instrumente, vegla dhe mjete pune nga brendet më të njohura botërore si MAKITA, DE WALT, BOSCH, GREE, ISKRA etj.

Me një mikëpritje të ngrohtë dhe miqësore, nxënësit kaluan një pasdite të këndshme duke bërë edhe pyetje lidhur me produktet.

Gjatë vizitës, KRUSEL ju dhuroi nxënësve vauçerë për zbritje çmimesh. Gjithashtu realizuam një fotosesion gjatë trajnimit i cili do të mbesë kujtim i këndshëm për nxënësit.

Autor, Mr. Uran Tuda